Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqetësime të thella për higjienën në Spitalin e Ferizajt, janë shfaqur minj

Rrjeti i OJQ-ve AVONET është thellësisht i shqetësuar me gjendjen teknike të Spitalit Rajonal të Ferizajt, duke thënë se në këtë spital janë shfaqur minjtë, gjë e cila rrezikon përhapjen e sëmundjeve epidemike për nënat lehona dhe stafin e spitalit.

AVONET kërkon nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli që të ndërmarrë masa urgjente për deratizimin dhe dezinfektimin e hapësirave publike nëpër institucione.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës duhet t’i shqyrtojë kërkesat e Spitalit të Ferizajt për ta mbajtur sa më të pastër ambientin brenda objektit, sepse frekuentimi i qytetarëve është mjaft i madh”, thuhet në reagim.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET thotë se edhe gjatë ditëve në vazhdim do ta ngritë zërin nëse gjendja higjienike nuk përmirësohet brenda objektit të Spitalit në Ferizaj.

Image