Përfaqësues të kompanisë private “JahaCompany”, të cilët i kanë privatizuar objektet e ish-ndërmarrjes shoqërore “Fapol”, nuk kanë lejuar zyrtarët komunalë të Podujevës të vendosin gurin themeltar të palestrës sportive në tokën kontestuese. Komunarët e kishin paralajmëruar se fillimi i punimeve do të bëhej pasditen e së mërkurës, por kjo nuk ka ndodhur.
Zëdhënësi Nazmi Elezi ka thënë se megjithëse janë penguar nga shfrytëzuesi i objekteve të ish-“Fapolit”, shumë shpejt do të kërkojnë nga organet e rendit t’ua lirojnë pronën komunale që të nisin punimet aty, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“KK i Podujevës në mbledhjen e mbajtur më 29 prill 2016 kishte marrë vendimin unanimisht për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të palestrës sportive në Podujevë. Është caktuar edhe lokacioni në ngastrën me nr. 1541-2, vendi i quajtur fidanishte, sipërfaqja 20 mijë metra katrorë, Zona kadastrale Podujevë. Në bazë të këtij vendimi kryetari i Podujevës ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me ministrin e atëhershëm të Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndërtimin e palestrës sportive në një vlerë prej 2.5 milionë eurosh”, ka thënë Elezi...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.