Viti 2018 do t’i bëj me ujësjellës 28 fshatra të Gjakovës.
Kryetari i zgjedhur i Gjakovës, Ardian Gjini, në Rubikon të KTV-së është zotuar se do ta kryejë projektin e ujësjellësit dhe do ta trajtojë problemin e ujërave të zeza.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ajo që do të ndodhë në 2018-ën është përfundimi i projektit të ujësjellësit të Rekës së Keqe. Janë 28 fshatra që do të lidhen me ujësjellës. Kur vjen puna te kryetari i komunës, nuk do të vonohet as edhe një orë ai projekt. E di cila është problematika dhe ndoshta do t’i lë një ose dy rrugë pa i kryer, por do ta kryej atë ujësjellës se është e pafalshme të vazhdohet kështu”, ka thënë ai.
Gjini ka thënë se projektet e mëdha duhet të kryhen menjëherë pasi janë asete të mëdha për komunën e Gjakovës.