Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lipjani, përfitues i projektit të fasadimit të ndërtesave të vjetra

Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me Bankën Botërore, me Komunën e Lipjanit dhe me një grup konsulentësh profesionalë, kanë prezantuar projektin: “Krijimi i shoqatave të pronarëve të ndërtesave të banimit në bashkëpronësi”.

Këto institucione, të martën, kanë mbajtur një takim me banorët e ndërtesave kolektive, me qëllim që secili objekt kolektiv në Lipjan ta themelojë nga një shoqatë të bashkëpronësisë, derisa Komuna për herë të parë ka fituar nga Banka Botërore një projekt mjaft madhor për fasadimin e objekteve të vjetra të banimit në këtë qytet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komuna e Lipjanit është përzgjedhur bashkë me Prishtinën, Mitrovicën e Gjakovën për fasadimin e banesave të vjetra kolektive... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.