Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyrtari i Graçanicës i bindet kërkesës së Kundërkorrupsionit

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Graçanicës, Dragisha Stojanoviq, i është bindur kërkesës së Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) për të shmangur konfliktin e interesit në të cilin ndodhej. Stojanoviq pos që ishte zyrtar i lartë komunal, ai menaxhonte edhe një biznes privat, gjë që përbënte konflikt interesi.

Zyrtari i lartë, Dragisha Stojanoviq, ishte shprehur i gatshëm që brenda afatit do t’i bënte ndryshimet e nevojshme në biznes për të shmangur situatën e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ndërkohë, ai në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka sjellë ndryshimet në biznesin S.T.R. ‘Gile’ (DPK/Dpki-03-02-3033/17) të bëra në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) në të cilin shihet se Dragisha Stojanoviq tashmë ka hequr dorë nga e drejta e të qenët person i autorizuar në biznes privat, me çka ka shmangur konfliktin e interesit në ushtrimin e funksionit të tij publik”, thuhet në arsyetim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.