Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka raportuar se furnizimi me ujë në nivel rajonal në tremujorin e tretë të këtij viti ka qenë i rregullt, me përjashtim të disa lagjeve brenda qytetit të Prizrenit, ku ka reduktime.
Kjo ndërmarrje publike po ashtu ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore në fshatrat e Malishevës, Suharekës dhe Dragashit, në orët e natës janë aplikuar reduktimet pasi që keqpërdorimet kanë qenë evidente, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë raportin e KRU “Hidroregjioni Jugor” për muajt korrik, gusht dhe shtator është bërë e ditur se nëpër të gjitha njësitë punuese është arritur të ketë gjendje stabile të furnizimit me ujë.
“Mund të kemi reduktime deri sa të finalizojmë projektin e planifikuar për ndarjen e furnizimit të lagjes “Dardania” me lagjen “Bazhdarhana”, ku pas implementimit të këtij projekti lagja “Bazhdarhana”, lagja “2 korriku” dhe disa rrugë sekondare do të kenë furnizim të rregullt me ujë të pijes”, thuhet në raport.
Për dallim nga Prizreni, sipas “Hidroregjionit...” në njësitë tjera në Malishevë, Suharekë dhe Dragash nuk ka pasur probleme të theksuara të furnizimit me ujë të pijes... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.