Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Rugovë 100 familje të Shkrelit bëhen me rrjet të ri elektrik

Me një bashkëfinancim të komunitetit, Komunës së Pejës dhe KEDS-it, po realizohet projekti i rëndësishëm për ndërtimin e rrjetit të ri elektrik në fshatin Shkrel të Rugovës.

Ka vite që ky fshat i Rugovës ka probleme me furnizim me energji elektrike për shkak të rrjetit të vjetërsuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një pjesë e këtij fshati, siç thonë banorët, nuk ka pasur fare energji, derisa në pjesën tjetër të fshatit ajo ka qenë shumë e dobët dhe më tepër kanë qenë në terr se në dritë.

Për t’u realizuar ky projekt, komuniteti, Komuna dhe KEDS-i kanë ndarë punët dhe obligimet financiare dhe teknike. Komuniteti ka marrë përsipër përgatitjen e terrenit për infrastrukturën e re të rrjetit. Për t’u sjellë energjia në këtë fshat është dashur të hapej kanali për shtrirjen e kabllos së tensionit të lartë, nga fshati Bogë, ku është marrë energjia, e deri në fshatin Shkrel.

Siç thotë përfaqësuesi i fshatit Shkrel, Idriz Kurbogaj, nga ky projekt përfitojnë rreth 100 familje.

Aktualisht punëtorët e KEDS-it janë duke e shpërndarë rrjetin sekondar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.