Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Objekti dymilionësh i gjimnazit në Lipjan një vit pas inaugurimit jofunklsional

Drejtues të ekzekutivit të Komunës së Lipjanit pas një vizite në objektin e gjimnazit “Ulpiana” të hënën, i cili është përuruar rreth një vit më parë, kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit përgjegjësi për një varg defektesh teknikesh shkaku i punimeve jocilësore.

Në këtë objekt MASHT-i pati investuar rreth 2 milionë euro, ndërkohë në disa klasa mësimi po zhvillohet me shumë vështirësi si pasojë e ujit dhe lagështisë e cila ka depërtuar nga pullazi, pastaj muret afër nyjave sanitare janë plasaritur, ujësjellësi në disa pjesë brenda objektit rrjedh vazhdimisht, dyshemeja e fushës sportive është dëmtuar, si dhe disa defekte të tjera jashtë objektit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, pas kësaj vizite në objektin e ri të gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan ka vlerësuar se ky objekt duhet të rinovohet me urgjencë nga MASHT-i dhe njëkohësisht duhet të japin përgjegjësi dhe llogaridhënie për paratë e taksapaguesve me të cilat është ndërtuar objekti mbi 2 milionësh.

Ndërkohë Ali Stublla, drejtor i kompanisë “Stublla”, i cili e ka ndërtuar objektin 2- milionësh të gjimnazit “Ulpiana”, në Lipjan ka thënë se udhëheqësit e shkollës nuk po angazhohen për mirëmbajtjen e objektit derisa uji nëpër korridore dhe nëpër banja ka shpërthyer si pasojë e moskujdesit të tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.