Në fshatin Senoc të Komunës së Rahovecit, kanë nisur punimet për shtruarjen me zhavorr të një rruge fushore “Lugu i livadheve” me gjatësi prej 1640 metrave.
Rregullimi i kësaj rruge është duke u bërë në kuadër të projektit për “Rregullimin e rrugëve fushore në Komunën e Rahovecit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDaut Krasniqi, kryetar i këshillit të fshatit Senoc, për fillimin e punimeve për shtruarjen e rrugës fushore me zhavorr u shpreh shumë falënderues ndaj Komunës për këtë projekt i cili tha se ka rëndësi të madhe për banorët e këtij fshati.
“Vërtet, kjo rrugë ka pasur nevojë të shtrohet me zhavorr për t’ju lehtësuar lëvizjen e fermerëve të cilët i kanë arat e tyre nga pjesa kah kalon kjo rrugë”, ka thënë Krasniqi.
Në kuadër të projektit “Rregullimin e rrugëve fushore në Komunën e Rahovecit”, gjatë vitit 2016 janë rregulluar disa rrugë fushore në Rahovec dhe fshatrat Zoqisht, Fortesë dhe Radoste.