Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vlerësohet lart projekti i GLV në Malishevë për strategjitë lokale zhvillimore

Malishevë, 17 nëntor - Grupi Lokal i Veprimit (GLV) "Llapusha" në Malishevë, në kuadër të realizimit të projektit "Zhvillimi rural, shtysë e zhvillimit ekonomik në Llapushë", ka mbajtur sot debatin e tretë të radhës, me të cilin edhe e ka përmbyllur realizimin e këtij projekti, ndërsa tema e debatit ishte: Rëndësia e zbatimit të strategjive lokale zhvillimore, ndërsa në këtë debat morën pjesë shoqëria civile, fermer lokalë, zyrtarë komunalë dhe të tjerë.

Projektin e ka prezantuar koordinatori i projektit Enver Mazreku, ndërsa fjalën e ka marrë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i cili e ka vlerësuar lartë këtë projekt dhe temën e debatit, si një shtysë e zhvillimit ekonomik në përgjithësi dhe në veçanti të bujqësisë, sikurse e ka vlerësuar edhe temën e debatit, ku përmes kësaj do të dalin rekomandimet e nevojshme për zbatimin e strategjive zhvillimore në nivelin lokal.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë debat, nga diskutimet, doli si rekomandim se zbatimi i ligjeve në përpikëmëri është vendimtar, në mënyrë që planet dhe strategjitë zhvillimore, në nivelin lokal, të implementohen, pasi këto janë edhe format e vetme të zhvillimit ekonomik të komunës.