150 punëtore të fabrikës së tekstilit “Vitex” në Viti, për katër muaj që punojnë, janë paguar vetëm për një muaj.
Kjo i ka shtyrë ato të hyjnë në grevë. Nuk kanë dashur të flasin para kamerës nga frika se mund të largohen nga puna por janë ankuar se ka tre muaj që nuk i kanë marrë pagat e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjëri ndër aksionarët, i cili është nga Gjermania, i nervozuar me praninë e ekipit të KTV-së, nuk ka pranuar të flasë asgjë lidhur me këtë çështje, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të ekipit nga fabrika.
Pavarësisht se është biznes privat, opozita në këtë komunë kritikon kryetarin e komunës që, sipas tyre, bëri fushatë me këto punësime.
Kjo fabrikë është ngritur me një partneritet në mes të një kompanie gjermane me 51% të aksioneve dhe 49% të një ndërmarrësi lokal.