Nxënësit e shkollës së mesme të ulët “Hasan Prishtina” në fshatin Godanc të Komunës së Shtimes kanë publikuar një video, në të cilën vërehen një vajzë dhe një djalë nga klasa IX-3 duke e dëmtar inventarin e shkollës, të martën.
Rreth kësaj çështjeje kanë nisur hetimet nga udhëheqësit e shkollës dhe janë identifikuar kryerësit e kësaj vepre, për të cilët pritet të merren masa disiplinore sipas udhëzimeve administrative dhe ligjeve në fuqi nga MASHT-i, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë viteve të fundit kjo shkollë me 490 nxënës është zgjedhur njëra ndër më të mirat në procesin mësimor në rajonin e Ferizajt, mirëpo për këtë rast ka reaguar vetë drejtoresha e kësaj shkolle, Zade Mustafa, e cila është zotuar se nga dita e mërkurë (sot) do të merren masa sipas ligjeve dhe udhëzimeve administrative.
Lexoni edhe:
Nxënësit shqelmojnë dhe përplasin karriget në Shtime [video]
“I kemi identifikuar këta dy nxënës të klasës IX-3, të cilët e kanë dëmtuar inventarin e klasës. Këta janë që të dy problematikë, ndërkohë nxënësi Z.A., i cili e hedh karrigen në ajër është përsëritës i vitit dhe ndërkohë kemi biseduar edhe me prindin e tij, mirëpo sjelljet e tij nuk janë përmirësuar. Ndryshe, ne do të marrim masa sipas ligjit ndaj tyre”, ka thënë Mustafa... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.