Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kthehet në rivlerësim prokurimi për ndërtimin e pishinës olimpike në Prizren

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka obliguar Komunën e Prizrenit që aktivitetin e prokurimit për ndërtimin e pishinës olimpike ta kthejë në rivlerësim.

Gjykata e tenderëve ka vendosur që ta anulojë njoftimin e Komunës së Prizrenit për dhënie të kontratës për këtë projekt, pasi që paraprakisht ka miratuar ankesën e një operatori ekonomik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Aprovohet si e bazuar ankesa e OE “KAG Asphalt” Prizren & Powatec GMBH” kundër vendimit për dhënie të kontratës, lidhur me aktivitetin e prokurimit: 'Ndërtimi i pishinës olimpike në Prizren', iniciuar nga Komuna e Prizrenit. Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës i Komunës së Prizrenit dhe lënda kthehet në rivlerësim”, shkruan në vendimin e OSHP-së.

Ky organ ka përkujtuar se Komuna e Prizrenit në afat prej 10 ditësh duhet ta informojë me shkrim panelin shqyrtues për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të prokurimit dhe palët e tjera në procedurë.

Pak javë më parë, KD-ja pati raportuar se Komuna e Prizrenit kishte shpallur njoftimin për dhënien e kontratës për ndërtimin e pishinës olimpike, në vlerë prej 2.5 milionë eurosh, por që nuk e ka nënshkruar atë për shkak të ankesës së një operatori ekonomik në OSHP. Në këtë situatë, zyrtarët komunalë patën pranuar se janë të obliguar që të presin vendimin e ‘Gjykatës së tenderëve’ për këtë çështje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.