Pejë, 10 nëntor – Prokuroria e Themelore e Pejës, përkatësisht Departamenti i krimeve të rënda, ka ngritur aktakuzë kundër zyrtarit të Komunës së Pejës, H.K. për vepër penale keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 të KPRK-së.
Sipas njoftimit të publikuar të premten nga Prokuroria e shtetit, i pandehuri H.K. akuzohet se prej 14.07.2016 e në vazhdimësi deri më 18.10.2016, në Pejë, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, si person përgjegjës për komunitete në Komunën e Pejës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete tejkalon autorizimet ligjore, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Prokurorisë, H.K. përmes disa programeve kompjuterike është futur në fjalëkalimet e zyrtarit për komunitete dhe asaj për tatim në pronë dhe nga sistemet e tyre kompjuterike ka arritur që të shlyente obligimet tatimore të disa tatimpaguesve, duke përfituar për vete në mënyrë të kundërligjshme.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.