70 nxënës të shkollës fillore “Skënderbeu” në fshatin Jezerc të Komunës së Ferizajt po e vazhdojnë procesin mësimor në kushte mjaft të rënda teknike derisa atyre shpeshherë i mungon ujësjellësi brenda objektit, pastaj janë dëmtuar mjaft shumë edhe nyjat sanitare, dyshemeja, dyert etj.
Ndërkohë Komuna prej disa vjetësh nuk ka akorduar ndonjë buxhet të veçantë për riparimin e defekteve në këtë shkollë. Rreth kësaj çështjeje kanë reaguar vetë banorët duke e cilësuar se shkaku i kushteve të rënda teknike në këtë shkolla nuk po rritet as cilësia e mësimit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNaim Avdyli, banor nga fshati Jezerc ka sqaruar se asnjëherë nuk janë marrë parasysh kërkesat e tyre për përmirësimin e kushteve teknike të shkollës së fshatit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.