Komuna e Obiliqit gjegjësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike Emergjente ka organizuar një trajnim “Ushtrimi fushor veprimi i shpejtë 10”, në bashkëpunim me Policinë, Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Kryqin e Kuq, Kek-un dhe KFOR-in se si duhet të reagojnë në raste emergjente.
Ndërsa është hera e parë që organizohet një trajnim i tillë ku janë përfshirë edhe KFOR-i si bashkëpunues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se ky trajnim ka filluar si iniciativë e përbashkët e tyre, e FSK-së, KEK-ut, duke përfshirë edhe ata që merren me siguri, zjarrfikësit e ndihmën e shpejtë.
“Është një aktivitet tre ditor, ku do të praktikohen dhe simulohen situata të ndryshme, keni parë edhe ju gjatë aktivitetit vendosja e shatorreve, salla operative e emergjencës, pastaj janë nxjerrë vendime që të shpallet zonë e rrezikshme gjatë këtij aktiviteti. Është simuluar kinse ka ndodhur një tërmet prej gjashtë ballës dhe nga ai moment është mbledhur të gjithë aktorët të cilët janë të implikuar në këtë trajnim dhe bashkërisht i kemi ndarë detyrat duke vepruar në koordinim”, ka thënë Gashi.“Ky aktivitet ishte i mirë, sepse këtij ushtrimi iu bashkua edhe KFOR-i për shkak se është paraparë edhe me program”.
Gashi ka thënë se kjo nuk është hera e parë që Komuna e Obiliqit bën një ushtrim për raste të tilla, pasi që siç tha ai, inskenime të tilla janë bërë edhe nëpër shkolla, “por i këtij lloji si sot është i pari pasi që ka qenë me përmasa më të mëdha”.
“Nga aktivitetet e tilla ka mundësi të përfitojnë njohuri të reja të situatave emergjente dhe çdo njohuri është mundësi më e mirë për të kuptuar se si të sillemi në situata emergjente”, ka pohuar ai.
{gallery}
“Të gjithë trupat duke përfshirë, FSK-në, Kryqin e Kuq, zjarrfikësit e Policinë kanë inskenuar kinse ka ndodhur një tërmet dhe se në Termocentralin “Kosova A” ka ndodhur një shpërthim dhe janë lënduar disa punëtorë. Me të marrë këtë informatë të gjitha ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që t’i nxjerrin këta persona nga depoja ku edhe kishte ndodhur shpërthimi, duke i sjellë në spitalin fushor që ishte inskenuar afër termocentralit”, thuhet në shpjegimin e aksionit. “Pas kësaj po ashtu është simuluar edhe një aksident ku si pasojë e lëndimeve që kanë marrë personat në veturë, Shtabi Emergjent përmes FSK-së është detyruar të kërkojë ndihmë edhe nga KFOR-i, me ç’rast këta të fundit kanë ardhur me helikopterë dhe kanë bartur me vete për trajtim personat e lënduar”.
Trajnimi do të zgjasë tri ditë.