Organizata joqeveritare Iniciativa për Progres (INPO), sot në Ferizaj ka mbajtur tryezën “Promovimi dhe fuqizimi i shërbimeve sociale në Komuna. Qëllimi i kësaj tryeze ishte trajtimi në nivel ndërinstitucional i pakove të shërbimeve sociale, të cilat ofrohen drejtpërdrejtë nga Qendra për Punë Sociale, komuna, si dhe organet e tjera shtetërore. Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të cilët janë përgjegjës për zbatimin e obligimeve ligjore në kuadër të mbrojtjes së të drejtave sociale të njeriut, si dhe krijimin e lehtësirave përmes mekanizmave shtetëror për grupet e cenueshme.
Gjatë diskutimit u konstatua se institucionet përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve sociale kanë mungesë të theksuar të koordinimit dhe se problemet në komunitet janë shumë më serioze sesa që duket publikisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë nga shqetësimet kryesore u ngrit mungesa e kapaciteteve financiare dhe humane në Qendrën për Punë Sociale për të ofruar shërbime të mirëfillta për grupet e cenueshme të shoqërisë. Tutje, u konstatua se edhe mungesa e qendrave të strehimit dhe rehabilitimit të personave në nevojë e bën të pamundur arritjen e rezultateve në trajtimin e problematikave të ndryshme që shfaqen në komunitet.
Në mënyrë që komunat të promovojnë dhe të ngrenë nivelin dhe cilësinë e shërbimeve sociale, nga të pranishmit u rekomandua mobilizimi i shoqërisë në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për të drejtat e përfitimit të shërbimeve sociale; rritjen e bashkëpunimit në mes të Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj dhe Qendrës për Punë Sociale në identifikimin e rasteve të fëmijëve me sjellje asociale; organizimi i takimeve të vazhdueshme të Qendrës për Punë Sociale me Policinë e Kosovës, Drejtorinë e Arsimin dhe Drejtorinë e Shëndetësisë që të parandalojnë fenomenet negative në shoqëri e sidomos tek fëmijët në shkolla; të ketë më shumë psikologë në shkolla, të cilët do të ndihmonin në parandalimin e dhunës tek nxënësit;
Ky projekt është i mbështetur nga Agjencia Gjermane e Zhvillimit (GIZ) dhe implementuar nga INPO në bashkëpunim me grupin komunal të projektit “SoRi” në Ferizaj.