Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdojnë punimet për zgjerimin dhe rregullimin e ndriçimit publik në Rahovec

Në rrugën “28 Nëntori” në qytetin e Rahovecit, po vazhdojnë punimet për rregullimin e ndriçimit publik, punët janë duke u realizuar përmes projektit “Zgjerimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të ndriçimit publik në Komunën e Rahovecit”.

Ecurinë e punimeve në këtë projekt, nga afër i ka parë Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike i cili tha se punët janë duke shkuar ashtu siç është paraparë me kontratë dhe deri me tani kanë përfunduar punimet në disa rrugë dhe tani operatori është duke punuar në rrugën “28 Nëntori” dhe “Gëzim Hamza” në qytetin e Rahovecit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në të dy rrugët, është planifikuar të rregullohet i tërë rrjeti i ndriçimit publik i ri, pasi që në këto dy rrugë deri më tani nuk ka pasur fare rrjet të ndriçimit publik.

Ai tha se në kuadër të këtij projekti, është punuar në mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik edhe në fshatin Fortesë dhe me pastaj, do të punohet edhe në dy fshatrat tjera si në Ratkoc po ashtu edhe në Krushë të Madhe.