Pas Kaçanikut, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, të mërkurën ka vizituar Rahovecin.
Gashi, në të dy komunat është takuar me kandidatët për kryetar, që vijnë nga i njëjti subjekt politik, Partia Demokratike e Kosovës, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Rahovec, Gashi bashkë me Idriz Vehapin kanë dalë në terren për të parë nga afër punimet në palestrën e sporteve dhe stadiumin e këtij qyteti.
Vizitën e Gashit, kundër-kandidati i Vehapit nga AAK-ja, Smajl Latifi, e konsideron si para fushatë.
Por, turin e vizitave nëpër komuna, ministri Gashi ka thënë se do ta vazhdojë edhe nëpër komunat tjera. Ai ka thënë se vizitat po bëhen për të mos humbur kohë rreth projekteve që janë nisur dhe se nuk kanë për qëllim të bëjnë fushatë.
Palestra e Sporteve në këtë komunë, projekt i Ministrisë së Kulturës, ka nisur qysh në vitin 2008.
Kryetari Vehapi, arsye për mospërfundimin e punimeve ka thënë të jetë ndërrimi i udhëheqësve të kësaj ministrie.
Ministri Gashi, ditë më parë ka vizuar edhe Vushtrrinë, komunë kjo që po ashtu udhëhiqet nga PDK-ja, ndërsa është në garë për balotazh.