Vizitorë të pacientëve të shtrirë në repartin e Internos në Spitalin rajonal të Prizrenit kanë ngritur shqetësime rreth higjienës në këtë hapësirë, duke veçuar sidomos papastërtinë në sistemin e ngrohjes.
Ata kanë vlerësuar se higjiena është kriter i domosdoshëm në një institucion të tillë shëndetësor dhe kanë bërë thirrje që secili individ të kontribuojë për ngritjen e nivelit të pastërtisë në hapësirat, ku pacientët kërkojnë shërim nga sëmundje të ndryshme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga ana tjetër zyrtarët e Spitalit rajonal të Prizrenit kanë theksuar se ky institucion dallohet për pastërti, derisa për rastin e raportuar kanë pohuar përbën një rast të izoluar, të identifikuar në brendi të radiatorëve të ngrohjes qendrore.
Anna Fleischhauer ka bërë të ditur se pas vizitës së realizuar te një i afërm në këtë repart është shokuar nga niveli i papastërtisë, ku sistemi i ngrohjes është i ndotur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.