Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Administrata e Graçanicës zvarrit azhurnimin e njoftimeve në gjuhën shqipe

Komunarët e Graçanicës nuk janë duke i kushtuar rëndësi përkthimit të lajmeve në gjuhën shqipe. Në ueb-faqen zyrtare të saj, lajmi i fundit në shqip figuron ai i para më shumë se një viti (18 tetor 2016).

Kështu ka ndodhur vazhdimisht. Para një viti kur pati raportuar gazeta për këtë problem, në versionin shqip ende figuronte kryetar komune, Branimir Stojanoviq që atëkohë ishte zëvendëskryeministër i Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Krejt udhëheqja e kësaj komune (aq sa ishte shkruar në ueb-faqen zyrtare) i përkiste një mandati tjetër. Pos profilit të kryetarit të Komunës, që ishte i pasaktë, në këtë ueb-faqe edhe drejtorët i përkisnin një qeverisje tjetër, e jo të asaj që udhëhiqej nga Vladeta Kostiq.

Pas raportimit të “Kohës ditore” në nëntorin e vitit të kaluar, komunarët i kishin përmirësuar të dhënat e udhëheqjes. Por, atëkohë, vonesa kishte edhe te përkthimet e lajmeve të publikuara në faqen zyrtare të Komunës së Graçanicës.

Në versionin shqip, lexuesit shqiptarë mund të njoftoheshin për lajmet vetëm deri më 15 gusht 2016. Ndërsa, sot, një vit pas, lajmi i fundit në gjuhën shqipe është postuar më 18 tetor 2016. Vitin e kaluar, zyrtarët komunalë të Graçanicës janë “arsyetuar” se problemi është te serveri dhe se ai është edhe në komuna të tjera... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.