Është degraduar projekti i rrugës nacionale dhjetë kilometërshe Lipjan – Magurë, i cili është asfaltuar rreth 3 muaj më parë nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë prej një milion e 164 mijë e 689.24 eurosh.
Shkaku i cilësisë së dobët të punimeve kompania “Trasing Group” tashmë është obliguar ta heqë një pjesë mjaft të madhe të asfaltit për ta rregulluar sipas standardëve trasenë e këtij aksi rrugor, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRreth kësaj çështjeje kanë reaguar qytetarët, shoqëria civile dhe opozita në Lipjan, duke sugjeruar Komunën t’i inspektojë me seriozitet punimet e kësaj rruge e cila kalon nëpër dhjetëra lokalitete.
Shqetësime rreth këtij projekti janë ngritur edhe nga organizata joqeveritare “YAHR” e cila i monitoron zhvillimet në komunën e Lipjanit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.