Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aparatet zjarrfikëse në institucione publike të Pejës me afat të skaduar

Pejë, 14 mars – Preventiva e sigurisë kundër zjarrit nëpër objektet shkollore, shëndetësore, të administratës komunal dhe në objekte të tjera që menaxhohen nga Komuna nuk ekziston, nga pakujdesia e organeve komunale.

Ka më tepër se pesë vjet që aparatet për shuarje të zjarrit vetëm i dekorojnë muret e korridoreve të objekteve ku janë të varura, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shumica e këtyre aparateve as që kanë një letër, në të cilën shkruan një datë se kur është kontrolluar apo mbushur herën e fundit. E në disa aparate që i kanë, ato tiketa kanë datat e vitit 2011.

Burime brenda Njësitit të Zjarrfikësve në Pejë alarmojnë për gjendjen e aparateve për shuarjen e zjarrit.

“Kjo është katastrofë. Të gjitha aparatet janë jashtë funksionit. Edhe në shkolla aparatet janë jashtë funksioni. Në rast zjarri asnjë nuk mund të përdoret”, thotë në kushte anonimiteti një zjarrfikës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.