Banorët e fshatit Sojevë të Komunës së Ferizajt të premten, kanë përfituar 3 kilometra asfaltim të rrugës nga buxheti vetjak i Komunës në vlerë prej rreth 300 mijë eurosh.Në kuadër të këtij projekti do të vendoset edhe gypi primar i kanalizimit me standarde përgjatë asfaltimit të rrugës.
Për realizimin e këtij projekti, banorët e këtij fshati janë ankuar dhjetëra herë në Komunën e Ferizajt, mirëpo për shkak të kufizimeve buxhetore dhe për shkak të prioriteteve të tjera më të mëdha ky projekt është vonuar deri tashti, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, me këtë rast është shprehur mjaft i lumtur derisa Komuna ka gjetur mundësi financiare t’i asfaltojë 3 kilometra rrugë në këtë fshat, ndaj banorëve po i lehtësohet qarkullimi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.