Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetari i Ferizajt akuzohet për fyerje ndaj një asamblisteje

Kryesuesja e Grupit të Grave Asambleiste në Kuvendin komunal të Ferizajt, Mimoza Sojeva Pajaziti, përmes një reagimi dërguar mediave, ka njoftuar se kreu i kësaj komune, Muharrem Sfarqa, ka fyer një kolege të sajën.

Sojeva-Pajaziti, në këtë reagim, ka thënë se Sfarqa ka fyer asamblisten e KK të Ferizajt, Kristina Gashi Bytyqi, ndërsa ka kërkuar që sjellja e tij të dënohet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë si kryetare e grupit të grave asambleiste dëshiroj të them se gjuha e përdorur dhe fyerja ndaj një koleges sonë asambleiste znj. Kristina Gashi Bytyqi, që ju bë nga Kryetari i Komunës z. Muharrem Sfarqa është e papranueshme dhe sjelljet e tilla duhet të dënohen. Askush nuk mund të fyej askënd për shkak të bindjeve të tij, e për më tepër një grua në politikë nuk mund te jetë objekt i sulmeve denigruese për shkak të pozicionit dhe bindjeve të saj”, ka thënë Kryesuesja e Grupit të Grave Asambleiste në Kuvendin komunal të Ferizajt, Mimoza Sojeva Pajaziti.

“Kjo marri e kryetarit ekstremist që nxit urrejtjen ndërpartiake është një pengese e pakalueshme nga e gjithë shoqëria jonë, por veçanërisht nga institucioni i kryetarit të Komunës”, ka shtuar më tej ajo.

“Unë si Kryesuese e Grupit të Grave Asambleiste kërkoj nga Kryetari i Komunës që t’i tërheq fjalët e tij dhe të mos përsëris sjellje të tilla sidomos ndaj një femre, nëne, gruaje dhe motre, siç është asambleistja znj. Kristinë”, ka përfunduar reagimi i kryesueses së Grupit të Grave Asambleiste në Kuvendin Komunal të Ferizajt, Mimoza Sojeva Pajaziti.