Lipjan, 3 nëntor –Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare e Lipjanit prej një jave po përballet me mungesë reagensave dhe materialesh shpenzuese për kryerjen e analizave të hemogramit dhe disa analiza të tjera elementare.
Për ta furnizuar QKMF-në me këto materiale shpenzuese, Komuna e Lipjanit muaj më parë kishte kontraktuar një kompani private jo serioze në vlerë prej rreth 25 mijë eurosh, e cila nuk po e bën furnizimin e rregullt sipas marrëveshjes. Ndërkohë midis kompanisë dhe Komunës është paraqitur edhe një kontest për furnizim të materialit shpenzues. Sidoqoftë, pacientët dhe opozita në Lipjan e kanë akuzuar udhëheqjen e QKMF-së dhe Komunën për mosreagim derisa kjo çështje është në kompetencat e tyre (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.