Ka nisur në gjimnazin “Jeta e re” të Suharekës, aksioni vullnetar për dhurim gjaku.
Përfaqësues të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, kanë thënë se ky aksion po organizohet nëpër institucione të ndryshme dhe gjaku i grumbulluar do të përdorët për nevoja të QKUK-së, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aksioni i së hënës u organizua me maturantët e gjimnazit “Jeta e re” dhe interesimi i nxënësve është i madh, e sa herë që jemi në këtë qendër shkollore ndihemi mirë dhe të mirëpritur”, thotë Melania Gjocaj, menaxhere për promovim dhe informimin. Aksioni do të vazhdojë edhe në shkolla të tjera të Komunës së Suharekës.