Objekti i shkollës profesionale “Feriz Guri – Vëllezërit Çaka” në Kaçanik vazhdon të përballet me një varg telashesh derisa Komuna prej më shumë se 3 vjetësh nuk ka intervenuar asnjëherë për riparimin e dyerve, ditarëve, pastaj nuk ka intervenuar në renovimin e nyjave sanitare, në sistemin e energjisë elektrike etj.
Përveç kësaj në këtë objekt inventari nuk i plotëson as kushtet minimale për zhvillimin e procesit mësimor, shkruan sot “Koha Ditore”. Prandaj derisa udhëheqësit e kësaj shkolle nuk kanë pranuar të flisnin rreth gjendjes aktuale në këtë shkollë, shqetësime të tilla kanë ngritur prindërit dhe mësimdhënësit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBesart Berisha qytetar nga Kaçaniku ka thënë se objekti i shkollës “Feriz Guri – Vëllezërit Çaka” vazhdon të funksionojë me 600 nxënës, ndërkaq gjendja teknike e tij është mjaft e rëndë dhe askush nuk po kujdeset për investime.
Ai ka bërë deklaruar se objekti i ri afër kësaj shkolle i cili është duke u ndërtuar nga Ministria e Infrastrukturës, zvarritet prej disa vjetësh... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.