Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit është afër realizimit të projekteve nga lista e investimeve kapitale të planifikuara për sivjet, bën të ditur zëdhënësi i Komunës së Drenasit, Bekim Dobra.
Ne kuadër të këtyre investimeve, të listës së projekteve të planifikuara, kanë përfunduar punimet në asfaltimin e rrugës në fshatin Llapushnik, në Zabel të Lartë dhe ndërtimi i urës në fshatin Nekoc, ndërsa kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugëve në Lagjen e Dëshmorëve, rruga në fshatin Gjergjicë dhe në fshatin Bytyç.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo