Tender të ri për eliminimin e qenve të sëmurë endacakë ka hapur Komuna e Drenasit.
Edhe dy javë më parë e njëjta komunë, pasi e kishte vlerësuar gjendjen si alarmante, me metodën e eutanazisë, kishte eliminuar 108 qenë të sëmurë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas zyrtarëve të kësaj komune, gjithçka është bërë me lejen e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, për shkak të rrezikut të përhapjes së ndonjë epidemie.
Drejtoresha e Shërbimeve Publike Lumnije Gjoshi Gjoshi-Krapi insiston se kanë bërë dhe bëjnë trajtimin e qenve endacakë me metodën e sterilizimit dhe kastrimit, por se buxheti aktual për këtë është i pamjaftueshëm.
Vitin e kaluar, Asociacioni i Komunave të Kosovës pati kërkuar rreth një milion e gjysmë euro nga Qeveria për trajtimin e qenve endacakë – kërkesë që ishte shpërfillur.
Vetëm tri javë më parë, Qeveria u zotua se do të ndihmojë komunat për trajtimin e qenve endacakë. Megjithëse ende nuk dihet shuma, një ndihmë e tillë AKK-së i është premtuar nga viti 2018.