Punimet në lumin Mirusha janë duke vazhduar në drejtim të stadiumit të qytetit të Gjilanit, ku parashihet vendosja e gypave për ujërat e zeza dhe ujërat atmosferike.
Sipas komunarëve, punimet do të vazhdojnë edhe vitin tjetër, mirëpo sipas tyre punimet janë në finalizim ku deri tash është ndërtuar 70 për qind e lumit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNaser Korça, drejtor i shërbimeve publike, deklaron se kushtet klimatike janë ato të cilat kanë favorizuar që punimet të kenë një ritëm të shpejtë dhe, sipas tij, tashmë është larguar kundërmimi i ujërave të zeza në qendër të qytetit te stadium i qytetit, si dhe në pjesën e lagjes “Dardania”.
“Po, punimet kanë ecur jashtë parashikimeve tona shkaku i motit të mirë dhe tash ato përshkojnë kah stadium i qytetit. Tash kanë mbetur vetëm 30 për qind e punimeve që të kryhen dhe besoj që punimet do të finalizohen vitin e ardhëm. Ne do të vazhdojmë deri te furra ‘Aroma’ në lagjen ‘Dardania’, ku edhe në atë pjesë do të ndërtohet lumi. Një gjë është e sigurt, se nuk do të ketë rrjedhje të ujërave të zeza sepse të gjithë gypat do të instalohen dhe nuk do të ketë as kundërmim. Dhe se banorët do të kenë qasje, ngase ne do të vazhdojmë me mbulimin e lumit me pllaka të betonit”, ka thënë Korça. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)