Kanë përfunduar matjet e numrit të automjeteve që lëvizin në gjitha udhëkryqet në pjesën urbane të Pejës.
Aksioni i matjeve ka rezultuar se numri i automjeteve që kalojnë brenda një ore në një udhëkryq të caktuar janë pikat më kulmore të qarkullimit të automjeteve në qytet, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy aksion i matjeve nga komuna është financuar nga organizata zvicerane “HELVETAS Swiss Intercooperation”, me programin e saj “DEMOS”. Ndërsa në terren për tetë ditë të matjeve kanë qenë të përfshirë edhe 12 vullnetarë të OJQ të Pejës “Syri i Vizionit”.
“Matjet e kryera, që janë menaxhuar nga një firmë e angazhuar nga ‘Demos’, janë bërë në bashkëpunim të komunës ‘Demosi-it’ dhe organizatës sonë. Të dhënat janë duke u futur tashti në data bazë”, thotë drejtori ekzekutiv i OJQ “Syri i Vizionit”, Veton Mujaj.
Matjet janë bërë në 32 pika në tërë zonën urbane të Pejës dhe rezultatet e këtyre matjeve do të përfshihen nga Drejtoria e Urbanizmit në planin e mobilitetit, i cili gjendet në procesin e hartimit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.