Drejtuesit e degës së AAK-së në Prizren, të mërkurën, kanë konfirmuar se degët e partive shqiptare në këtë qytet kanë iniciuar përpjekjen për krijimin e një blloku anti-PDK në prag të zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetar të Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.
Në partinë që ka bashkëqeverisur me PDK-në në mandatin e kaluar kanë pranuar se kanë pasur kontakte e takime me përfaqësuesit e dy taborëve politikë që janë pjesë e balotazhit në këtë komunë, por se ende është herët të flitet për ndonjë marrëveshje eventuale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i degës së AAK-së, Lulzim Kabashi, ka bërë të ditur se tashmë është përmendur ideja e bashkimit të partive shqiptare kundër PDK-së në Prizren.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.