Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim pune kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbykëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Shkëmb Manaj, me bashkëpunëtorët e tij, me të cilin kanë bashkëbiseduar për pozitën shërbyesit civil në institucionet e shtetit, për zbatimin e ligjit, rekomandimeve të këshillit dhe çështje të tjera ligjore që kanë lidhshmëri mes vete, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Haziri, ka thënë se Komuna e Gjilanit është në vazhdimësi e angazhuar për zbatimin e ligjit që ka të bëjë me të drejtat dhe detyrat e shërbyesit civil, procedurat e rekrutimit, mbikëqyrjes dhe monitorimit të detyrave që kanë, në bazë të përshkrimit të vendeve të punës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkëmb Manaj, kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin dhe zbatimin në përpikëri të ligjit për SHCK, por edhe zbatimin e rekomandimeve të këshillit të pavarur.