Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Janë ndërruar ministra e kryetarë, e palestra në Rahovec mbetet premtim zgjedhjesh

Janë ndërruar disa ministra të Kulturës, Rinisë dhe Sportit e disa kryetarë të Komunës së Rahovecit, por palestra sportive në këtë qytet, mbetet ende premtim elektoral.

Ka 9 vjet qëkur ka filluar ndërtimi i kësaj palestre, derisa sportistët e Rahovecit, i zhvillojnë ndeshjet e tyre si mysafirë në të gjitha sportet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga neglizhenca e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, klube të ndryshme rrezikojnë të shuhen. Mospërfundimi i kësaj palestre ia ka larguar edhe sponsorin kryesor Klubit të Basketbollit ‘Rahoveci’.

Sportistë dhe ish-sportistë të këtij qyteti, thonë se palestrat nuk duhet të shfrytëzohen vetëm për fushata zgjedhore.

Të zhgënjyer me mospunën e institucioneve, drejtues të Klubit të Basketbollit “Rahoveci”, u kanë shkruar letër për herë të dytë ministrave, atij të Kulturës, Kujtim Shala dhe ministrit të Financave, Avdullah Hoti.