Policia e Kosovës dhe njësitet e policisë së Gjilanit dhe ato rajonale në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit në Gjilan kanë mbajtur debat për sigurinë në shkolla, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Në komunikatë thuhet se, “fillimisht debati është mbajtur në shkollën e mesme Ekonomike “Marin Barleti”, e më pastaj edhe në gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti””.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë tutje thuhet se debati kryesisht është zhvilluar rreth Planit Operativ “Stop drogave në Shkolla” dhe të gjitha gjërave tjera negative brenda dhe jashtë kampusit të shkollave të mesme në Gjilan, Plan Operativ që është në implementim e sipër, nga ana e Policisë së Kosovës. Po ashtu është shpërndara një fletushkë “Së bashku për një siguri më të madhe”.
“Interesimi i nxënësve dhe arsimtarëve ka qenë shumë i madh. Policia e Kosovës do të vazhdojë me përkushtim të madh që të krijojë ambient të qetë dhe të përshtatshëm për zhvillimin normal të punës nëpër shkollat tona”, thuhet në komunikatë.
