Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka nënshkruar Deklaratën e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, duke u zotuar kështu se fëmijët, përkatësisht zgjidhja e problemeve të tyre do të kenë prioritet në politikat e qeverisjes komunale.
Bahtiri tha me këtë rast se ai dhe Komuna e Mitrovicës do t’i përmbushin me përpikëri obligimet ligjore për të promovuar të drejtat e fëmijëve dhe për të siguruar mbrojtjen e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fëmijët janë pasuria më e madhe e jona, prandaj unë si kryetar i Komunës, por edhe të gjitha institucionet tjera të pushtetit lokal, do të bëjmë përpjekje maksimale që të krijojmë kushte që fëmijët tanë të rriten, edukohen e arsimohen pa brenga dhe të kenë një perspektivë të ndritshme”, tha ndër të tjera ai.