Malishevë, 12 tetor – Në Berishë të Malishevës është bërë përurimi i objektit të ri të SHFMU “Rifat Berisha”. Në ceremoninë e hapjes zyrtare të këtij objekti mori pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga zyrtarët tjerë komunalë, familja e Rifat Berishës, personalitete të tjera, si dhe banorë të fshatrave Berishë dhe Fshat i Ri.
“Ju si fshat meritoni shumë më shumë se vetëm një objekt shkollor. Patriotizëm në ditët e sotme është të punosh për vendin”, tha mes tjerash Begaj në fjalën e rastit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBesnik Berisha, nga familja e Rifat Berishës, e falënderoi Komunën dhe kryetarin Begaj për ndërtimin e shkollës dhe kujdesin e vazhdueshëm për banorët e Berishës.
Për historikun e shkollës, foli drejtori i saj, Lulzim Gegaj.