Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët me kallëzim penal ndaj kryetarit, kryesuesit dhe një drejtori

Banorët e 3 objekteve banesore në rrugën te “Pazari” afër shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj kanë paraqitur kallëzim penal në Prokurori dhe në EULEX, ndaj kryetarit të Komunës, Muharrem Svarqa, kryesuesit të KK-së, Faruk Guri, dhe drejtorit të Urbanizmit, Faik Grainca, shkruan sot Koha Ditore.

Banorët e këtyre banesave me kohë kanë kërkuar nga komuna që parcela publike prej 25 arësh në të cilin janë të ndërtuara banesat kolektive gjatë viteve ‘50 të bartet në emër të banorëve duke u bazuar në ligjet e bashkëpronësisë, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për kryetarin e Komunës, Muharrem Svarqa, është ngritur kallëzim penal derisa nuk i ka shqyrtuar kërkesat e banorëve rreth kësaj çështjeje, ndërkaq për kryesuesin e Komunës, Faruk Guri, është ngritur kallëzim penal me arsyetim se e ka futur në rend të ditës dhënien e asaj parcele në shfrytëzim për 99 vjet në të cilin do të rrënohen 3 objekte dhe do të zëvendësohen me të reja, mirëpo për këtë çështje banorët nuk janë pajtuar dhe me kohë ia kanë dërguar një peticion me rreth 20 nënshkrime.

(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.