Një nënë rome thotë se nuk ka mjete financiare për t’i dërguar fëmijët te mjeku.
Prindërit nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian mbeten në nivelin më të ulët, sa i përket vetëdijesimit për vaksinimin e fëmijëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi pasojë e mosvaksinimit, së paku 17 fëmijë ditëve ë fundit janë identifikuar të prekur nga fruthi.
Pjesëtarë të QKMF-së në Fushë-Kosovë kanë nisur një aksion, ku po shkojnë shtëpi për shtëpi dhe po i vaksinojnë fëmijët e këtyre komuniteteve.
“Jemi përballë edhr t ekalumen 4 5 here kemi mar disa aksione me metoda te ndyshme por efekti ka dal jo i mire pasi kane ardh vetem nje pjese edhe e kemi pa qe kjo oshte ma e mira”, ka thënë Remi Shala, drejtor i QKMF-së në Fushë-Kosovë.
Brenda tri ditëve, prejse ka filluar ky aktivitet, janë vaksinuar 185 fëmijë, e kjo thonë të jetë vetëm gjysma e punës.
Artan Asllani nga Balkan Sunflowers, është iniciator për këtë aksion, pasi ka identifikuar familjet që kanë fëmijët e prekur me fruth. Iniciativën e tij e mbështeti QKMF e Fushë-Kosovës dhe Unicefi.
Komunitetet rom, egjiptian dhe ashkali janë më të prekurit nga varfëria e skajshme dhe niveli i ulët arsimor. Martesat e hershme dhe lindja e fëmijëve nga këto çifte, rezulton me fëmijë pa përkujdesje të mjaftueshme dhe me shëndet të dobët.