Bashkatdhetarët tanë nga Suedia, Xhafer Balaj dhe Xhafer Latifi, në bashkëpunim me organizatën suedeze “HumanBridge”, kanë ndihmuar të mërkurën QKMF-në e Mitrovicës me pajisje dhe material shpenzues me vlerë mbi 100.000 euro .
Ky donacion ishte i përberë kryesisht nga karroca për persona me aftësi të kufizuara, rolatorë/shëtitore, lodra për fëmijët e Handikos-it, karrige të banjës, tavolina speciale, shtretër, tavolina gjinekologjike etj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVlen të theksohet se pjesa kryesore e pajisjeve priten të shpërndahen tek Handikosi në Mitrovicë, pastaj një pjesë do t’u dhurohet QKMF-së në Mitrovicë, ndërsa pjesa tjetër do t’i dhurohet QKMF-së në Prishtinë.