Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Plani zhvillimor i Ferizajt në diskutim publik pa anulim të vendimit paraprak

Kuvendi Komunal i Ferizajt ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të enjten, në të cilën është diskutuar rreth draftplanit zhvillimor komunal, i cili për herë të dytë me shumicë të votave kaloi në diskutim publik pa u anuluar vendimi nga seanca e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal javë më parë për këtë draft kanë konstatuar shkelje ligjore. Enver Haliti, këshilltar nga radhët e AAK-së, që është në bashkëqeverisje me Komunën, ka kërkuar që kjo pikë e rendit të ditës të hiqet derisa draftplani zhvillimor komunal nuk është përgatitur nga ekspertë profesionalë dhe njëkohësisht ka shumë mangësi dhe defekte.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Gjerësisht sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.