Gjilan, 28 shtator – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjen së dyqanit “Jumbo”, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë që 40 familje kanë përfituar nga ky program.
“Është shumë e rëndësishme që tashmë të gjitha brendet botërore i kemi në Gjilan. 40 familje janë bërë pjesë e punësimit dhe 40 familje janë gëzuar bashkë me të gjithë neve, të cilët kanë zgjidhur problemin jetësor të tyre”, është shprehur Haziri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka deklaruar se Gjilani është qendra më e madhe financiare dhe kontribuesja më e madhe në buxhetin e shtetit, pas Prishtinës.
“Jemi duke punuar shumë që Gjilanin ta zhvillojmë në kuptimin financiar dhe ekonomik. Po ashtu, komuna jonë është numër një me numrin e bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit”, tha Haziri.