Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lladrovci bëri homazhe te varrezat e familjes Deliu dhe dëshmorët në Abri

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë komunalë, në shenjë respekti për 19 vjetorin e rënies së tre dëshmorëve dhe 29 martirëve të fshatit Abri, janë përkulur para varrezave të tyre duke përkujtuar lavdinë dhe sakrificën e të rënëve për lirinë e Kosovës.

Me rastin e 19 vjetorit të rënies së tre dëshmorëve të fshatit Abri, Vesel Demaku, Valdet Xhemajlaj, Afrim Hajdaraj dhe masakrës së familjes Deliu (29 martirëve) janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe varrezat e familjes Deliu nga Lladrovci me bashkëpunëtorë komunalë, udhëheqës të institucioneve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë, me ç’rast kanë vendosur buqeta lulesh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në vitin 1998, dora vrastare serbe vrau dhe masakroi 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha tre muajshe e deri në 94 vjet”, thuhet në komunikatën e Komunës së Drenasit.