Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

300 mijë euro alokohen për subvencione sivjet

Ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e Komunës së Pejës për ndarje të subvencioneve. Ajo me ndryshimet e bëra është miratuar për lexim të dytë në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal, në fund të muajit janar, dhe pastaj është dërguar për vlefshmërinë ligjore në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Zëdhënësi i Komunës së Pejës, Engelbert Zefaj, e drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar të hënën se kësaj rregulloreje i është dhënë drita e gjelbër nga ministria.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rregullorja, sipas Zefajt, në aspektin procedural është thjeshtësuar, pasi do të ketë më pak komisione që bëjnë vlerësimet e kërkesave për subvencione, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.