Në takimin e së mërkurës të organizuar nga “PEN – Peer Educators Network”, me temën “Gratë në Vendimmarrje Lokale”, Komuna e Drenasit ka marrë mirënjohje për kontributin e dhënë ne realizimin e projektit “Veprojmë për Barazi”, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci pas marrjes së mirënjohjes për kontributin e dhënë ne realizimin dhe respektimin e barazisë gjinore, tha se Komuna e Drenasit përfshirjen e grave në vendimmarrje e ka bërë me përkushtimin me të madh për të respektuar se edhe gruaja ka ndikim ne shoqëri dhe është e gatshme të përballoj sfida gjatë udhëheqjes në menaxhim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo