Një ditë para se të nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur në favor të Zafir Berishës.
Gjykata ka vendosur që Zafir Berisha mund t’i kthehet garës për kryetar të Prizrenit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë e ka konfirmuar për Arta Tv vetë deputeti Berisha. Ai tha se vendimi i KQZ-së dhe PZAP-it ishte i padrejtë.
“Nga sot i rikthehem garës për Prizrenin edhe më fuqishëm për një fitore të sigurt më 22 tetor”, ka thënë Berisha për Arta TV.
Deputeti Berisha ishte decertifikuar nga KQZ-ja, së bashku më 85 kandidatë të tjerë për Kuvend Komunal. Berisha këtë vendim të KQZ-së e kishte quajtur të ndikuar politikisht.