Gjilan, 20 shtator- Dy muaj më parë një 23-vjeçar që mblidhte mbetje metali ka vdekur, teksa është goditur paqëllimshëm nga një ekskavator. Ai kishte hyrë ilegalisht në deponinë e Gjilanit, menaxhmenti i së cilës ka kërkuar që policia të kujdeset për hapësirën e saj.
E fundit ka rekomanduar që deponia të sigurohet me rojë private. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjilan, deklaron se menaxhmenti i deponisë rajonale të mbeturinave në Gjilan duhet të zgjidhë problemin duke angazhuar sigurimin e tyre privat dhe të shtojë masat e tjera. Ai thotë se policia do të intervenojë vetëm kur ka raportime për hyrje të dhunshme brenda deponisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo është punë e kompanisë që ata duhet ta sigurojnë me tela me sigurim fizik dhe nuk është detyrë e policisë që të ruajë objektet qofshin publiko-private, ngase shumica e kompanive kanë sigurimin fizik. Policia e Kosovës ka biseduar me familjet që t’i shmangin fëmijët nga deponia dhe kemi qenë dhe kemi identifikuar të gjithë. Megjithatë, prapë aty shihen njerëz. Sa i përket futjes brenda të njerëzve nuk është punë e policisë, është punë e kompanisë dhe ata duhet me gjet mënyrën sesi të sigurojnë objektin e vet”, ka thënë ai.
Ndërsa Abdullah Haxhiu, kryeshef i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive, deklaron se nuk e kanë ndërmend të angazhojnë sigurimin privat për ruajtjen e deponisë shkaku i kostos, por edhe obligimit që kanë organet e shtetit që të sigurojnë një ambient për zhvillimin e lirshëm të punës. Policia merret me këto gjëra në Prizren, Ferizaj dhe në Podujevë dhe nuk e kemi këtë problem siç e kemi me Gjilanin, ka thënë ai (më gjerësisht, mund të lexoni sot në “Kohën Ditore”).