Partitë politike opozitare në Prizren kanë akuzuar qeverinë komunale për nënshkrimin e kontratave milionëshe në fund të mandatit.
Sipas tyre, këto veprime janë të dyshimta dhe mund të përbëjnë barrë edhe për ekzekutivin e ardhshëm lokal, që do të dalë nga zgjedhjet e 22 tetorit, shkruan sot “Koha Ditore”. Por pretendimet e opozitës janë hedhur poshtë nga zyrtarët e lartë komunalë që kanë theksuar se kontraktimi i politikave publike është bërë bazuar në legjislacion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërmes një komunikate, dega e NISMA-s në Prizren ka kritikuar praktikën e nisur nga qeveria që udhëhiqet nga Ramadan Muja për lidhjen e kontratave me vlera të mëdha monetare.
Ky subjekt ka vlerësuar se “për shkak të infektimit nga sëmundja e tenderomanisë, Prizreni vazhdon që të mbetet qyteti i vetëm në Kosovë, i cili nuk ka tabela emërtuese për rrugët dhe sheshet, si dhe shenjëzimin horizontal të trafikut... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.