Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtyhet miratimi i Planit zhvillimor të Ferizajt

Me shumicë të votave, këshilltarët e KK-së së Ferizajt, të hënën, kanë shtyrë për të enjten, më 21 shtator, mbledhjen e rregullt me arsyetim se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka pezulluar pëlqimin paraprak për miratimin e Planit zhvillimor komunal 2017-2025, dhe njëkohësisht ka sugjeruar Drejtorinë e Urbanizmit t’i shqyrtojë peticionet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me këtë proces.

Mirëpo, sipas zyrtarëve komunalë të Ferizajt, një dokument i tillë ende nuk ka arritur nga kjo ministri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këshilltarët nga radhët e opozitës, në këtë seancë kanë kërkuar që miratimi për dokumentin e PZHK-së të ndodhë në legjislaturën e re të qeverisjes komunale, me arsyetim se shkeljet e mëdha të cilat janë bërë në këtë dokument duhet të përmirësohen nga një komision tjetër profesional (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

© KOHA Ditore